8. Kush i drejton dhe manaxhon çerdhet?

ÇDO DITË ME FËMIJËT PËR MË SHUMË KUJDES DHE EDUKIM NË ÇERDHET E QYTETIT TË TIRANËS

QEZHEF -  Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, është një njësi ekonomike administrative e mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve në varësi të Bashkisë së Tiranës e krijuar në Prill të vitit 2004 me vendim të Këshillit Bashkiak, nr.14, datë 10.03.2004, si rrjedhojë e bashkimit të Qendres Ekonomike të Arsimit me Drejtorinë e Cerdheve.

QEZHEF-i ka një staf prej 512 punonjësish dhe ofron shërbim për rreth 2000 fëmijë në 29 çerdhe publike të kryeqytetit dhe rreth 6000 fëmijë në 40 kopshte të kryeqytetit.

QEZHEF-i ofron për fëmijët e çerdheve çdo ditë kujdes edukativ, shërbime shëndetësore dhe shërbime ekonomike.

QEZHEF-i ofron për fëmijët e kopshteve shërbim shëndetësor dhe shërbim ekonomik.

QEZHEF-i ofron shërbimin e pagesave për nxënësit me rezultate të shkëlqyera sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nr.39, dt.30.07.2004 “Për dhënie stimuli nxënësve me rezultate të shkëlqyera në shkollat publike të qytetit të Tiranës”.

QEZHEF-i ka ofruar & shërbimin e pagave për rreth 4200 mësues të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, si dhe kopshteve të qytetit të Tiranës, funksion ky i kaluar së fundmi pranë Drejtorisë Arsimore.


MISIONI I QENDRËS
Veprimi në emër të të drejtave dhe mirëqenies së të gjithë fëmijëve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, duke siguruar shëndetin fizik e mendor dhe edukimin e zhvillimin e gjithanshëm të tyre.

Të nderuar prindër!
Ne ju konsiderojmë partnerë aktivë në mbarëvajten e punës në çerdhe.
Për të patur një marrëdhënie bashkëpunuese në të mirë të mirërritjes së fëmijëve tuaj, ju lutemi të komunikojmë së bashku.

Për të gjitha sugjerimet, ankesat dhe vërejtjet tuaja jeni të mirëpritur të kontaktoni në:
Në numrin e telefonit:   2222991
Në adresat e-mail:        cerdhe@tirana.gov.al, qezhef@femijet.al